Pak alternativa artistike në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-04-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Alternativat për të shijuar pak art ketë fundjave janë te pakta. Skenat teatrale po përgatiten për premierat e reja që do të ngjiten në skenë, atë të Sam Shepard dhe një prodhim tërësisht shqiptar, shfaqjen ?Made in Albania?. E ndërsa, trupa e baletit shqiptar duartrokitet në Serbi me artin e Angjelin Preljocajt, në Teatrin e Operas dhe Baletit rikthehen kompozitorët shqiptarë në një koncert simfonik. Muzika e alternuar shqiptare, me valle norvegjeze dhe melodi si ajo e Hirushes, do të vijnë mbrëmjen e së shtunës në TKOB nga solistet Ardita Bufaj në piano dhe Gëzim Bulçarit në violinë. E ndërsa koncerti simfonik ?Paralele Muzikore?, do të jetë alternativa e vetme që ofron kryeqyteti për të rriturit, Tirana ofron më shumë për fëmijët. Cirku që ka mbërritur fundjavën e shkuar me numrat më të mirë të ?Mjeshtrit të talenteve? ofron në çadrën e tij, surpriza. Kjo shfaqje e pranverës rikthen profesorin e shumë talenteve Pavli Sallatën në skenën ku ka jetuar e punuar për më shumë se gjysmë shekulli. Ëndërrimtari Piter Pan i pret të vegjlit në Teatrin Eksperimental, ndërsa përralla e bukur e princeshës mbi bizele ringjitet në skenë kukullat e teatrit për publikun e vogël. Edhe teatri i Metropolit ofron një alternativë interesante, ku ndërthuret mësimi me argëtimin. Përrallat e kontinenteve është shfaqja që vjen këtë fundjavë si alternativë për të kuptuar edhe pak më shumë mbi gjeografinë e kulturën e vendeve të ndryshme.

Share This Video


Download

  
Report form