Nis nxjerrja e helikopterit në Malësinë e Madhe - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-04-09

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka nisur operacioni për nxjerrjen nga ujërat e liqenit, të helikopterit të rrëzuar dy ditë më parë, ku humbën jetën pilotët Floran Delia e Donald Hoxha, ndërsa u plagos ushtari profesionit Gerald Baramuca. Në operacionin marrin pjesë forca te shumta ushtarake, polumbarët e RENEA-s si dhe policia e qarkut Shkodër. Procesi konsiderohet mjaft i vështirë, pasi mjeti ndodhet i zhytur ne një thellësi prej 5 metrash. Ekspertet po synojnë qe ta nxjerrin helikopterin pa e dëmtuar, për të mos prishur provat, te cilat janë te vlefshme për hetimin. Ata po përdorin gjithashtu jastëkë ajri për tërheqjen e trupit te mjetit fluturues deri ne breg. Ekspertet shpresojnë te gjejnë kutinë e zeze te helikopterit për te zbuluar çka besohet se do te hedhe me shume drite rreth shkaqeve te rrëzimit te tij. Pas nxjerrjes, pjesët e mjetit fluturues do dërgohen në Ministrinë e Mbrojtjes, ku do merret kutia e zezë, nëse nuk është dëmtuar dhe me pas ato do t?i nënshtrohen kontrolleve të shumta. Ndërkohë familjareve te dy dëshmoreve u është akorduar nje shume prej 18 milionë lekësh nga sigurimi i jetës.

Share This Video


Download

  
Report form