Duket se kompania koncesionare e markimit të karburanteve GFI Albania nuk do të jetë e vetmja në skandalin e parajsave fiskale "Panama Papers".
Analisti Ilir Kulla, njohës i çështjeve ndërkombëtare, thotë se ditët në vijim pritet të zbulohen 27-28 subjekte shqiptarë të instaluara në vende offshore.
?Lista, mesa kam lexuar unë, është shumë e madhe dhe Shqipëria ka një numër prej 27-28 subjekte që janë përfshirë. Ne kemi Ne në Shqipëri kemi raste kur offshore përdoren për të fshehur pasuri kriminale ose të krimit të organizuar. Të trafiqeve ose korrupsionit aktiv e pasiv. Shpresoj të mos ketë politikanë, por vetëm kompani që e përdorin Panamanë për arsye biznesi. Një gjë e tillë do të fuste tërë klasën politike në një kolaps që do të sillte një domosdoshmëri të ndryshimit të legjislacionit për këtë çështje? tha ai.
Por sipas Kullës parajsat fiskale janë përdorur edhe nga bizneset e ligjshme me qëllim për të paguar më pak taksa, ndërkohë që vetë Shqipëria është konsideruar nga të huajt një parajsë fiskale.
Ai thotë se në përgjithësi shqiptarët kanë pakë kontakte me parajsat fiskale, duke preferuar vende të afërta si Qipro apo Zvicra.
?Besoj se shqiptarët nuk kanë pasur shumë kapitale ndaj mendoj se kanë lundruar më shumë në rajon në Qipro, Zvicër. Nuk mendoj se janë shumë, pasi deri tani Shqipëria ka qenë dhe vijon të mbetet një vend me një sistem fiskal goxha të ulët dhe vazhdon të jetë. Ka qenë me një taksë të sheshtë 9%, pra në këtë kuptim ka qenë vetë një parajsë fiskale? u shpreh ai.