Report TV - Rrëzimi i helikopterit, Report Tv mëson dëshminë e ushtarakut

Report TV 2016-04-07

Views 1

Në bordin e helikopterit EC45, që ra dje në ujërat e Liqenit të Shkodrës, nuk pati asnjë sinjal avarie apo alarmi para përplasjes tragjike. Detaji i rëndësishëm u raportua nga ushtaraku Gerald Baramuça anëtari i vetëm i ekuipazhit prej 3 ushtarakësh, që mbijetoi nga tragjedia duke mbetur i plagosur. Dy pilotët, kapiten Floran Deliaj dhe toger Donald Hoxha vdiqen gjatë përplasjes.

Sipas informacionit eksluziv të Report TV i plagosuri, që ndodhet aktualisht në Spitalin ushtarak të Tiranës jashtë rrezikut për jetën, tregoi se incidenti ndodhi papritur ndërsa po fluturonin në kuotë të ulët mbi sipërfaqen e Liqenit të Shkodrës për stërvitje.

?Koha ishte shumë e mirë ? tregoi ushtaraku, sipas burimeve të Report tv ? ndërsa në kabinë nuk kishte asnjë sinjal alarmi apo avarie deri në momentin e përplasjes?.

Ushtaraku i plagosur Gerald Baramuça përjashtoi faktin se helikopteri është qëlluar nga jashtë apo është sulmuar, ai shpëtoi sepse ndodhej në pjesën e pasme të helikopterit.

Nëse dëshmia e ushtarakut do të konfirmohet edhe nga ekspertizat teknike mbi mbetjet e helikopterit, mund të hipotizohet si shkak i aksidentit, ose një avari në matësin e lartësisë, ose një gabim njerëzor, gjithnjë i mundshëm gjatë stërvitjeve ushtarake që shërbejnë për të testuar edhe kushte ekstreme fluturimi.

Share This Video


Download

  
Report form