Në një kohë kur prej 5 muaj Prokuroria e Përgjithshme ka administruar një sërë dokumenta në ministrinë e Energjitikës dhe OSHEE me qëllim zbardhjen e negociatave me kompaninë çeke ?Cez a.s?, procesi hetimor prej pak kohë ka hyrë në fazën e marrjes në pyetje të personave që kanë dijeni për këto negociata. Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme thanë për ?Shqiptarja.com, lidhur me kallëzimin kundër ministrit të Energjitikës dhe Industrisë Damian Gjiknuri dhe Avokates së Popullit Alma Hicka, janë pyetur disa persona që kanë qenë në listën e anëtarëve të grupit negocius, i cili u ngrit me Vendim të Këshillit të Ministrave për negocimin e marrëveshjes.
Të njëjtat burime thanë se pjesa më e madhe e anëtarëve të këtij grupi negucius janë marrë në pyetje, duke dhënë shpjegimet e tyre lidhur me veprimtarinë e tyre në këto negociata mes interesave të Shtetit Shqiptar dhe kompanisë energjitike çeke ?Cez a.s?. Grupi i hetimit që po heton këtë çështje, shprehet tepër i rezervuar lidhur me përmbajtjen e deponive që kanë firmosur në Prokurorinë e Përgjithme, personat e pyetur. Ky rezervim sipas tyre, vjen edhe për faktin se negociatat mes kompanisë çeke ?Cez a.s? dhe Shtetit Shqiptar janë politizuar tejmase në parlament dhe jo vetëm. Duke ju referuar çështjes, prokurorët thonë për ?Shqiptarja.com? se dosja do hetohet deri në fund dhe nëse do ketë shkelje ligjore,do procedohet me ngritjen e akuzave ndaj personave përgjegjës.