Report TV - Basha : Ekonomia shqiptare në depresion, PD alternativa

Report TV 2016-04-07

Views 0

Nis me një minut heshtje në nder të dy jetëve të humbura të pilotëvë të FA në tragjedinë e së mërkurës në liqenin e Shkodrës Forumi per Lirin Ekonomike. Kryedemokrati prezantoi në forum platformën e PD-së për ekonominë të cilën e konsideron si alternativën më të mirë për të gjithë qytetarët që duan rimëkëmbjen ekonomik të vendit.

?Dua të falënderoj të pranishmit dhe gjej rastin të prezantoj para jush pikat. Dua ta nis me përkufizimin e Donald Regan, ?Nëse ekonomia ndalon, taksoje?. Qeveria aktuale ja ka dal ta zbatojë më mirë. Nëse ekonomia po jep shpirt, arrestoje. Prej dy vitesh ne kemi bërë takime me njerëz që e vuajnë dh dëgjojmë prej tyre realitetin. Ajo që prekim dhe jetojmë çdo ditë është fakt. Është fakt se qeveria nuk prodhon punësim. Borxhi publik është i madh dhe produktet shqiptare vuajnë mungesën e standardeve. Eksportet kanë dy vit që tukurren. Diletantizmi i qeverisë, ka qënë kapja e vendit. Nuk realizohen të ardhurat dhe biznesi po përkeqësohet. Është fakt se është thelluar evazioni fiskal. Vetëm këtë vit Shqipëria ka humbur 35 vende në ?Doing bizness?.?, tha Basha.

Basha tha se shqiptarët janë më të varfër se dje, gjë që sipas tij e tregojnë dhe largimet masive nga vendi.

?Modeli i zhvillimit i bazuar tek konsumi nuk jep rezultat. Shqiptarët janë më të varfër e se dje. Këtë e tregon dhe vendimi i qindra mijëra njerëzve që po largohen nga njerëzit. Kjo padyshim nuk është Shqipëria që shqiptarët duan. Nuk është Shqipëria, mes tyre dhe unë si prind që duan të rrisin fëmijët e tyre. Është e qartë se Shqipëria nuk është një vend që nuk ka rilindur, por një vend që nuk duan të jetojnë.?, -u shpreh kryedemokrati

Share This Video


Download

  
Report form