Report TV - Idajet Beqiri: Berisha bankë në shtëpi me paratë e vjedhura

Report TV 2016-04-07

Views 7

Ndërsa furtuna ?Panama Papers? ka turbulluar politikën e Tiranës, avokat Idajet Beqiri ka artikuluar një akuzë bombë në adresë të Sali Berishës. Idajet Beqiri akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha dhe rrethin e tij se i kanë kthyer shtëpitë në mini-banka, duke i mbushur me paratë që u kanë grabitur shqiptarëve. Për Shqiptarja.com, Idajet Beqiri thekson se, banda e Berishës i ka fshehur paratë në Zvicër, Luksemburg, Qipro, deri në Austri dhe Itali.

Por, sipas tij, Berisha e ka kthyer edhe shtëpinë në një mini bankë. Beqiri ka zbardhur tre rrugët e fshehjes së parave, konkretisht në shtëpi, në bankat e huaja dhe në depo të posaçme. ?Banda kriminale që ka krijuar gjatë këtyre 25 vjetëve Berisha është e paparë. Pisllëqet më të mëdha të korrupsionit dhe hajdutërisë në kurriz të popullit dhe të pasurive kombëtare i kanë fshehur jo vetëm në Shtetet ishuj, por edhe në bankat e Botës. Kryesisht në Zvicër, Luksemburg, në Qipro, madje edhe në Austri e Itali. Po kënaqin sistemin financiar bankar të botës me shumat marramendëse të parave të depozituara. Por edhe shtëpitë e tyre janë kthyer në mini banka. Berisha dhe grupi i tij kanë kthyer shtëpitë në mini banka me paratë e grabitura?, tha Beqiri.

Share This Video


Download

  
Report form