TIRANË- Skandali i fshehjes së parave në Parajsat Fiskale, nga kompanitë offshore, i publikuar nga ?Panama Papers?, ka vënë në lëvizje shtetin shqiptar. Ishte ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i cili tha në një prononcim për mediat se ka nisur puna për hartimin e një ligji të ri që do t'i detyrojë të gjitha kompanitë e huaja offshore që duan të investojnë në Shqipëri që të publikojnë emrat e aksionerëve.
Manjani iu referua nismës së qeverisë federale të Gjermanisë, kur tha se të gjitha kompanitë offshore që do investojnë në Shqipëri, do duhet të bëjnë publike emrat e aksionerëve.
?Ministria e Drejtësisë do të përgatisë një ligj që të detyrojë të gjitha kompanitë e huaja që duan të investojnë në Shqipëri, të bëjnë publike listën e aksionerëve dhe për këtë do të ndiqet modeli gjerman. Çështja e kompanie offshore është një çëshjte globale, nuk ka lidhje me Shqipërinë, nuk ka lidhje me shqiptarët. Ministri i drejtësisë gjermane dje ka lançuar një nismë ligjvënëse për shtetin gjerman, sipas së cilës kushdo që investon në Gjermani duhet të bëjë publikë emrat e aksionerëve. Këtë ligj jemi gati ta përdorim. Ekspertët e ministrisë së drejtësisë po shohin mundësinë se ku do transponohet kjo pjesë e legjislacionit. Shumë shpejt nisim bisedimet për të marrë këtë model. Për ta bërë këtë sa më të mundshme edhe në Shqipëri, edhe pasi ta kem konsultuar me ministrin e Financave. Çdo kompani offshore që do të investojë në Shqipëri do duhet që të ekspozojë aksionerët. Kemi nisur punën, për të parë ku duhen bërë ndryshimet ligjore,? tha ministri i Drejtësisë.
Po ashtu ai shtoi se dikasteri që ai drejton është i gatshëm të ndihmojë organet hetimore në lidhje me hetimet për rastet kompanitë e përfshira në skandalin e Panama Papers.
Kreu i drejtësisë shqiptare garantoi se, prokurori i përgjithshëm kishte të gjithë mbështetjen e tij për të nisur hetimet në çdo moment mbi këtë skandal i cili ka ne qendër një zyrë avokatie panameze ?Mossack Fonseca?e cila ndihmonte klientët e saj në pastrim parash, shmangie taksash dhe fshehje të pasurisë së tyre.