Reagon PD - Raporti i BE për drogën, Ristani: Konfirmon bashkëqeverisjen e Ramës me trafikantët

Ora News Lajme 2016-04-06

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike reagoi sot për raportin e publikuar një ditë më parë nga Qëndra Monitoruese Europiane për Drogën dhe varësinë nga Droga, që e cilësonte Shqipërinë një prej prodhueseve kryesore të kanabisit në Europë.
Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, tha se raporti është pohimi i asaj që Partia Demokratike e ka denoncuar çdo ditë, është konfirmimi se kanabizimi masiv i vendit përmes grupeve kriminale të lidhura me policinë, me Saimir Tahirin dhe Edi Ramën, është realiteti i hidhur që po jetojmë.
Sipas tij, Bashkimi Europian me këtë raport të rëndë për vendin dhe imazhin e Shqipërisë, thjesht ka pohuar pasojat e inkriminimit masiv, pasojat e bashkëqeverisjes me krimin e trafikun.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/raporti-i-be-per-drogen-ristani-konfirmon-bashkeqeverisjen-e-rames-me-trafikantet/

Share This Video


Download

  
Report form