Report TV - Deti, Bushati: Rishikohet marrëveshja Idrizi: S'fole qartë për çështjen çame

Report TV 2016-04-05

Views 3

Mistri i Jashtëm Ditmir Bushati tha sot se po shikohet mundësia për një marrëveshje të re për detin, me Greqinë.

?Fryma e besimit është e rëndësishme dhe delikate?, u shpreh Bushati, duke shtuar se ?duhet kohë e gjatë për marrëveshje?.

Ndërsa, deputeti socialist Tulant Balla e cilësoi marveshjen për detin, tradhti kombëtare të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai i bëri thirrje prokurorisë të kryejë hetime dhe shtoi se PD duhet të distancohet nga kjo çështje.

Kryediplomati Bushati ishte i pranishëm në komisionin parlamentar për Politikën e Jashtme, ku foli për vitizën e tij në Greqi dhe marrdhënies mes Shqipërisë dhe shtetit helen.

Ndërsa, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi preku çështjen çame.

"Çështja çame ka akoma pasoja tek pasardhësit, akoma nuk është kërkuar ndjesë për genoicidin", u shpreh Idrizi. Ai i tha Bushatit se në konferencën me ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias, ai nuk foli ?qartë për çështjen çame?.

Share This Video


Download

  
Report form