Report TV - Vlorë, shtëpia muze kthehet në qendër prostitucioni dhe droge

Report TV 2016-04-05

Views 1

Një nga shtëpitë më të vjetra të Vlorës, e cila ndodhet jo më larg se 100 m nga Bashkia Vlorë, por edhe shumë afër rrugës muze Justin Godart, tashmë është kthyer në një ambient ku konsumohet drogë.

E njohur si pronë e Osman Haxhiut, ish prefekt i Vlorës në kohën e Ismail Qemalit, është shpallur shtëpi muze në vitet 70.

Kjo godinë, siç duket dhe nga pamjet, ngjan më shumë me një kosh të madh mbeturinash. Shqetësimi që përcjellin banorët e lagjes ku ndodhet edhe godina, është se përveçse mbeturinave, ajo është kthyer në qëndër të prostitucionit dhe drogës.

Në brendësi të saj shikon me qindra shiringa të hedhura nga përdoruesit, që janë burim infeksionesh për banorët, por sidomos për fëmijët e shkollës ?4 Heronjtë?, e cila ndodhet ngjitur kësaj godine.

Banorët shprehin shqetesimin e tyre për këtë vater infeksionesh, por edhe fëmijët që luajnë dhe kanë shkollën afër janë të trembur pasi shpesh herë kanë parë dhe veprime të turpshme nga të rritur.

Edhe pse shpesh herë këta banorë kanë ngritur shqetësimin tek institucionet përkatëse, ende nuk ka një reagim për parandalimin e kësaj situate.

Share This Video


Download

  
Report form