TIRANË- Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka kthyer për rishqyrtim ligjin për ?masat shtesë të sigurisë publike?. Nishani në dekretin e tij publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, thotë se ligji në fjalë nuk siguron respektimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale dhe jetës private të qytetarëve.
"Përmes këtij ligji, duke përcaktuar masa shtesë të sigurisë, përmes vendosjes së kamerave të sigurisë të cilat përfshijnë sheshe të hapura, parqe, kënde lojërash, mjedise të hapura apo të mbyllura publike, mjedise të punës ku ushtrohet një biznes privat, mjedise të hapura dhe të mbyllura për fëmijë cënohet e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare e garantuar nga neni 35 të Kushtetutës së R.SH-së dhe neni 8/1 i KEDNJ-së," thuhet në arsyetimin e Nishanit.