TIRANË- Shqipëria feston sot 7 vjetorin e anëtarësimit në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut NATO. 7-vjetori i NATO-s. Ministria e Mbrojtjes organizoi një ceremoni të veçantë në sheshin ?Nënë Tereza?, në kryeqytet, ku u ekspozuan mjetet dhe pajisjet më të reja të Forcave të Armatosura.
Në fjalën e saj, Ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli tha se sot Shqipëria feston një nga arritje më të mëdha për integrimin e vendit. Sipas Kodhelit, anëtarësimi në NATO tregoi se Shqipëria ishte pjesë e një grupi demokracish moderne.
?Rruga që Shqipëria mori për t?iu bashkuar NATO-s reflektoi dëshirën e të gjithë shtresave për të vendosur interesat kombëtare mbi ato personale,? tha Kodheli.
Më tej ministria e Mbrojtjes u shpreh se Forcat e Armatosura Shqiptare kanë kontribuar dhe kontribuojnë çdo ditë për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në gjirin e Aleancës.
?Jetojmë në një botë, ku na duhet të sigurohemi e të jemi të gatshëm për çdo rrezik të mundshëm. Shqipëria dhe NATO kanë nevojë për njëra-tjetrën, për të siguruar paqe në Europë, për të siguruar të ardhmen,? shtoi Kodheli.
Në fund të fjalës së saj, ajo falënderoi të gjithë aktorët politikë që kontribuan në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO 7 vjet më parë. Ndërsa për ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati , anëtarësimi i Shqipërinë në NATO duhet parë jo thjesht si arritje por si një pikënisje e re. Sipas tij, anëtarësimi në NATO nuk ishte thjesht investim në siguri por projekt kombëtar.
Në ceremoninë e posaçme në kuadër të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, merrnin pjesë kreret më të lartë të shtetit.
Ministria e Mbrojtjes ekspozoi disa nga asetet e Forcave të Armatosura, të Forcës Tokësore armatimi i ri, të Forcës Detare gomone dhe polumbarë dhe mjete të tjera të detarisë. Nga Forca Ajrore, u prezantuan 3 helikopterë, 2 Cougar dhe 1 i shëndetësisë. Nga Policia Ushtarake u ekspozuan mjetet e blinduara, si dhe një ekspoze e mjeteve dhe pajisjeve të tjera në FA.