Përfundimi i kontratës - Qeveria mbyll llogaritë me Crown Agents, s’ka paguar për të ardhurat

Ora News Lajme 2016-04-03

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas mbylljes së kontratës me Crown Agents, Qeveria po bën pagesat për të likuiduar kompaninë. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, gjatë vitit 2015 janë paguar 3.2 milionë euro për dy raportet e kontrolleve të dorëzuar nga Crown Agents. Ndërkaq nuk janë bërë ende pagesat për kontributin në të ardhura, një pikë e kontratës që britanikët nuk e përmbushën. Burime nga dikasteri i Financave shpjegojnë se pritet një raport i tretë dhe më pas do të merret një vendim.
Pas përfundimit të kontratës me Crown Agents në shkurt të këtij viti, Qeveria po mbyll llogaritë me kompaninë britanike.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, gjatë vitit 2015 janë lëvruar në total për Crown Agents 3.2 milionë euro.
Kësaj shume i shtohet pagesat e bëra gjatë vitit 2014, që sipas të dhënave të Spending Date Albania vlerësohen në rreth 4 milionë euro.
Burime nga dikasteri i Financave shpjegojnë se gjatë vitit 2015, Crown Agents, është paguar për dy raportet e kontrolleve që ka dorëzuar, ndërsa nuk është bërë ende pagesa për kontributin në të ardhura që vlerësohet në 316.7 mijë euro dhe ato për pragun mujor në 158.3 mijë euro.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/qeveria-mbyll-llogarite-me-crown-agents-ska-paguar-per-te-ardhurat/

Share This Video


Download

  
Report form