Telefonata pa pushim dhe interes i lartë për t'i ardhur në ndihmë 37-vjeçares së sëmurë me kancer ne gji ne nje nivel te avancuar. Një ditë pas kronikës së transmetuar në Report TV, ku apelonte për ndihmë, Ina thotë se nuk e kishte menduar që do të prekte kaq shumë njerëz rasti i saj. Sot drejtoresha e strehimit në Bashkinë e Tiranës zonja Eva Rrahmani ishte e pranishme tek shtëpia e Inës dhe ka marrë përsipër të paguaj qiranë e shtëpisë ku ajo banon me dy vajzat e vogla.
Duke filuar nga ky muaj Inës do t'ia paguajë qeranë Bashkia e Tiranës kështu asaj do t'i lehtësohen disi krahët nga barra e rëndë e pamundësisë për të mbajtur vajzat.
Ndërkohë që përfaqësues të nismës "Fundjava ndryshe" i kanë dhuruar dy vajzave mjaft ndihma materiale produkte shkollore e ushqimore.
Duket se diçka po ndriçon edhe per familjen e Inës mjaft të vuajtur e cila shprehet se dhjetëra njerëz kanë kontribuar për të si dhe e kanë telefonuar ndërsa nuk mohon edhe interesin e shtuar të mjekëve pas apelit në Report TV.