Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy turistë të huaj, një francezë dhe një cek janë gjetur në Malin e Korabit, 15 orë pasi ishin deklaruar të humbur.
Policia e Dibrës ishte njoftuar nga pronari i bujtinës ku jetonin turistët, për moskthimin e tyre.
Dy vizitorët e alpeve shqiptare, u gjetën të strehuar në një guvë, pasi kishin humbur rrugën nga bora e dendur.
?Vendosem te qendronin në një vend të sigurtë në malin e Korabit. Pas kryerjes së ekspeditës sonë, vumë re se nuk mund të ktheheshim mbprapsht nga bora e dendur, cdo gjë ishte e zbardhur. Nuk kishim mundësi të komunikonim as me telefon pasi na kishin mbaruar bateritë? thotë njëri prej turistëve.
Shefi i Komisariatit te Dibres Robert Aga, pohoi se ishte nje operacion tejet i veshtire, pasi u desh qe forcat policore të kalonin natën në kërkim në borë në një lartësi mbi 2700 metra. Turisti cek dhe ai francez, janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/dy-turistet-tregojne-aventuren-ne-malin-e-korabit-kur-policia-i-kerkonte/