Report TV - Gjosha: Nëse "drejtësia" s'miratohet në korrik, s'ka negociata me BE-në

Report TV 2016-04-01

Views 0

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, shprehet se reforma në sistemin e drejtësisë duhet të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar.

E ftuar në emisionin "45 minuta" nga Denis Minga në Report TV, Gjosha tha se mosmiratimi i reformës brenda këtij afati kohor, do të bllokonte çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

"Në se nuk kalohet brenda korrikut, Shqipëria humbet shansin e radhës për të marrë një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave. Ky do të ishte kthim pas. Dhe e gjithë puna e bërë, do të duhej bërë edhe njëherë nga fillimi. Sa të besueshëm do të ishim të dilnim edhe njëherë përpara tyre?", u shpreh Gjosha.

Sipas saj, komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, dha mesazhe të qarta se axhendat personale nuk duhet të diktojnë axhendën e integrimit të vendit në BE.

Sa i takon tryezës Rama-Basha për reformën në drejtësi, Gjosha tha se ajo duhet të jetë gjithëpërfshirëse duke nënkuptuar se pjesë e saj duhet të jetë edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Gjosha foli edhe për koalicionin qeverisës PS-LSI, duke theksuar se ai është funksional dhe i angazhuar në përmbshjen e reformave. Nëse këto dy forca politike do të shkojnë sëbashku në zgjedhjet e 2017-ës, Gjosha tha se nga LSI s'ka ende një vendim, pasi do të jenë forumet vendimmarrëse të kësaj force politike që do të vendosin.

Share This Video


Download

  
Report form