Ngërçi i reformës në drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-04-01

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Optimizmi i mbrëmjes se 23 marsit per miratimin e reformës ne drejtësi është harruar dhe 2 kampet politike nuk po arrijnë te gjejnë gjuhen e përbashkët per te rinisur dialogun ne Komisionin e Posaçëm. Ne seancën e se enjtes socialistja Valentina Leskaj iu drejtua kryetarit te kuvendit Ilir Meta qe çështja e mandatit te saj te shkoje ne Gjykate Kushtetuese, ndërkohe qe gadishmerine per t?u përballur me Gjykatën e ka shprehur edhe socialisti Rakip Suli; duke nisur kështu plotësimin e kërkesave te Partisë Demokratike per te rinisur punën per reformën ne drejtësi. Por pavarësisht kësaj, ende nuk ka asnjë lëvizje konkrete nga palët per zhbllokimin e situatës dhe rinisjen e punës per ndryshimet kushtetuese. Kërkesa e zonjës Leskaj drejtuar kryetarit te Kuvendit ende nuk është futur ne procedure parlamentare dhe ende nuk është e qarte nese ajo do te votohet te enjten e ardhshme; por burime prane Partisë Demokratike sqarojnë se opozita rikthehet ne tryezën e reformës, sapo parlamenti te miratoje dërgimin ne kushtetuese te mandateve te dy deputeteve socialiste. Zhbllokimit te ngërçit nuk i shërbeu as letërkëmbimi mes liderit te maxhorances Edi Rama e atij te opozitës Lulzim Basha per një takim qe ende nuk dihet ne se do te realizohet. Por opozita sqaron se pas zbatimit te vendimeve te Gjykatës Kushtetuese, puna per reformën ne drejtësi do te rinise me shqyrtimin e çështjeve te ngritura nga opozita ne lidhje me paketën kushtetuese. Brenda 24 orëve komisioni arriti te zgjidhe 5 nga 11 kërkesat e PD ne lidhje me reformën ne drejtësi; Byronë e Hetimit, Këshillin e Emërimeve, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Larte Administrative dhe Tribunalin; ndërsa kane mbetur pa u zgjidhur çështja e Prokurorit te Përgjithshëm, mënyra e zgjedhjes se anëtareve ne këshillin e Prokurorisë dhe atë gjyqësor, çështja e inspektorit te larte te drejtësisë, procesi i vlerësimit te gjyqtareve e prokuroreve.

Share This Video


Download

  
Report form