Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas letrës publike që Kryeministri i vendit Edi Rama i bëri për dialogun lidhur me çështjen e Reformës në Drejtësi, ku ka thënë se është i hapur për dialog ndonëse ende nuk e ka marrë letrën që Rama i ka dërguar.
Në një prononcim për mediat, Basha ka shtuar se, përmes dialogut i duhet dhënë fund krimeve dhe krizës kushtetuese në të cilën gjendet vendi sot.
?Jemi të hapur për të shmangur krimet kushtetuese dhe parandalimin e krizës kushtetuese për të dytën herë. Ka ardhur koha të shqyrtojmë themelet e republikës për shmangie krizash. Duhet vullnet e dialog dhe ne si PD jemi të hapur, pasi nuk ia mbyll kurrë derën dialogut. Unë i jap shans konsensusit. Dua ta lexoj letrën, nuk më ka ardhur letra? ka thënë basha.
Kreu demokrat ka shtuar se përgjigja ndaj kësaj letre do të vijë sa më shpejt.
?Ashtu siç do më vijë letra, ashtu edhe përgjigja do jetë publike. Kam të tjerë që e lexojnë letrën,por e lexoj edhe vetë? ka thënë Basha.