Deputeti i Partisë Socialiste i ka bërë thirrje Partisë Demokratike dhe deputetëve të saj në Parlament që të zbatojnë ligjin e Dekirminalizimit dhe të dorëzojnë para drejtësisë Gent Strazimirin.
Ai ka thënë se, Strazimiri ishte në protestë në pistoletë ndaj dhe ai duhet përjashtuar nga Kuvendi.
?Ku e keni Strazimirin? Cfarë dorëzoi dje Strazimiri, pistoletën apo kllëfin e celularit apo këllëfin e Ristanit? T?iu vijë turp. Strazimiri akuzohet për armëmbajtje pa leje. Ku e keni Strazimirin e famshëm? Shqipëria e pa që ai kishte armë. Sot kuvendi duhet të ndalet në këtë çështje. Nuk duhet të krahasohet qIraja e një ambienti, me armëmbajtjen pa leje. Ne kemi standarde të tjera. Pse nuk e përjashtoni ju Strazimirin? Pse nuk e keni sjellë sot këtu? Përjashtoni Gent Strazimirin? tha Balla.
Taulant Balla ka akuzuar Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputeten Jozefina Topalli se bashkëpunojnë me persona me precedent penal, ku tregoi edhe disa foto ku ata janë të shoqëruar nga Flamur Bega që vetëm pak ditë më parë u arrestua nga policia me mina me telekomandë.
?Flamur Bega është arrestuar për minat me sahat dhe është me Lulzim Bashën. Flamur Bega është në këtë foto me Jozefina Topallin. Nuk them se bombat e minat me sahat i ka vendos Basha e Topalli? ka thënë Balla duke shtuar se, Dekriminalizimi është proces që duhet kuptuar nga të gjithë.
?Tregojini shqiptarët nëse keni apo jo lidhje me atë që keni thënë. Jeni kthyer në parti mashtruese pasi ato që thoni nuk i veproni. Respektoni dekriminalizimin? tha ai.