Report TV - Atentat me armë në Elbasan, një i plagosur, u qëllua nga një BMW

Report TV 2016-03-29

Views 4

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Rinia", jashtë një lokali.

Autorët që udhëtonin me një automjet tip BMW kanë qëlluar disa herë ndaj shtetasit Qani Alibeaj 38 vjeç me banim në Elbasan.

Më pas ata janë larguar me shpejtësi në drejtim të qendrës së qytetit.

I plagosuri është dërguar menjëherë drejt spitalit kirurgjik ku i është nënshtruar një ndërhyrje operatore.

Sipas mjekëve, Alibeaj ka marrë një plumb në kofshë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë të cilat rrethuan zonën përreth. Në cilësinë e provës materiale janë gjendur disa gëzhoja fishekësh. Policia ka ngritur postblloqe në akset kryesore të qytetit me synimin për të identifikuar dhe kapur autorin.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje. Sipas dëshmitarëve okularë autorët nuk kanë zbritur nga makina, por kanë qëlluar nga brenda saj në drejtim të 38 vjeçarit dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Share This Video


Download

  
Report form