Report TV - Vijon puna për ndërtimin e këndit të lojërave, Policia jashtë rrethimit

Report TV 2016-03-29

Views 1

Gjatë ditës, janë të paktë edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të cilët qëndrojnë jashtë rrethimit, duke qenë se janë të angazhuar në punë e shkollë, ndërsa mbrëmja bën bashkë një numër më të madh aktivistësh.

Ndërkohë, gjatë të gjithë kohës pranë protestuesve të shoqërisë civile dhe rrethimit të këndit të lojërave qëndron një njësi e forcave shqiponja si dhe një grup i policëve bashkiake. Nuk mungojnë edhe qytetarët kurioz që duan të ndjekin punimet që po bëhen për ndërtimin e këndit të lojërave.

Nga ana tjetër, vetë punonjësit e kompanisë së ndërtimit vijojnë punën të qetë e të ndarë në grupe sipas detyrave të përcaktuara. Pavarësisht kundërshtimeve të shoqërisë civile dhe përfshirjes së partisë demokratike në protestën e një dite më parë kundër ndërtimit të këndit të lojërave, në kodrat e liqenit është kthyer qetësia.

Share This Video


Download

  
Report form