Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
I ftuar në ?Tonight Ilva Tare?, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për protestën e organizuar tek Parku i Liqenit dhe dhunën e ushtruar atje. Ai ka thënë se ndërtimi i këndit të lojërave, është pa leje mjedisore dhe dhuna e policisë është ushtruar me urdhër dhe se për këtë ka kallezuar penalisht drejtorin e policise bashkiake të Tiranës dhe drejtorin e Policise së Qarkut të Tiranës, ndërsa për pistoletën e zotit Strazimiri, Basha tha se ajo është propagandë e qeverisë.
Zoti Basha ka folur edhe për reformën në drejtësi, ku ka siguruar se PD do ta votojë nëse është në përputhje me rekomandimet e Venecias dhe nëse pala kundërshtare nuk sillet si terroriste, duke nënkuptuar zbatimin e vendimeve kushtetuese për mandatet e Rakip Sulit dhe Valentina Leskajt.
I pyetur për ligjin e dekriminalizimit, kreu i opozitës tha se në dijeninë e tij, grupi parlamentar demokrat nuk ka individë që i prek ky ligj.
Përsa i përket vizitës së Kryeministrit në SHBA në mes të prillit, Basha shprehet i bindur se Edi Rama po bën propagandë me të dhe se atje do të marrë mesazhet e duhura.
Përsa i përket opozitës, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, vazhdojnë të jenë problemi më i madh i vendit dhe se PD do të punojë fort për t?i arritur ato.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/lulzim-basha-i-ftuar-ne-tonight-ilva-tare/