Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqiptarët janë grupi më i madh me kërkesa për azil në Holandë në dy muajt e parë të këtij viti. Është ky lajmi që vjen nga Ministria e Brendshme e Holandës, e cila konfirmon se në muajt Janar dhe Shkurt, 480 shtetas shqiptarë kanë paraqitur kërkesat e tyre për azil në organet kompetente. Zyrtarët holandeze thonë se ky fluks i lartë është i pakuptimtë, pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta dhe shanset që qytetarët e saj të përfitojnë azil janë zero. Ndërkohë, gjatë vitit të shkuar 795 shqiptarë aplikuan për azil, teksa prej tyre u pranuan vetëm aktër persona.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shqiptaret-kryesojne-listen-e-azilkerkuesve-ne-holande-480-kerkesa-per-janar-shkurt/