Policia belge publikoi pamjet filmike të 3 atentatorëve në Aeroportin e Brukselit, ndërsa vazhdon përpjekjet për identifikimin e personit me kapele, bomba e të cilit shpërtheu. Hetuesit nuk kanë bërë ende asnjë koment mbi raportet e medias belge, se personi në fjalë është Faycal Cheffou, gazetari ?Freelance? i arrestuar ditën e enjte.