Report TV - Blushi: Rama thotë se ka bërë reforma, pse ka frikë të zgjidhet?

Report TV 2016-03-27

Views 1

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste, deputeti Blushi me tone të ashpra ka kritikuar mungesën e zgjedhjeve brenda Partisë Socialiste duke thënë se kryeministri duhet të zbatojë statutin e partisë

"Po shkojmë në një kongres ku nuk zgjidhet kryetari. Ka bërë reformën. Pse ka frikë zgjedhjet cfarë e pengon, të thotë është koha për ndryshim. Si ka mundësi që ne të besojmë se ne mund të bëjme drejtësi të abztojmëe kushtetutën nëse nuk zbatojmë ligjin e partisë. Si mund të vi një parti që një i ri që nuk zgjidhet"-tha Blushi

Ai tha se kryeministri është kundër zgjedhjeve duke deklaruar se do të jetë në garë nëse do të ketë një garë

"A mund të marri kjo shumicë një vendim që në 2017 në Shqipëri mos të ketë zgjedhje. Unë them jo.Kjo po ndodh në partinë socialiste, meqë pati zgjedhje në 2009 mos kemi më zgjedhje në parti."-vijoi ai

Fjala e Blushit
Po shkojmë në një kongres ku nuk zgjidhet kryetari. Ka bërë reformën. Pse ka frikë zgjedhjet cfarë e pengon, të thotë është koha përndrsyhim
Si ka mundësi që ne të besojmë se ne mund të bëjmë drejtësi të respektojmë kushtetutën nëse nuk zbatojmë ligjin e partisë. Si mund të vi një i ri në parti në një parti që nuk ka zgjedhje.

A mund të marri kjo shumicë një vendim që në 2017 në Shqipëri mos të ketë zgjedhje. Unë them jo. Apo të marri një vendim meqë në 2013 kishte zgjedhje sdo ketë më tani
Kjo po ndodh në partinë socialiste, meqë pati zgjedhje në 2009 mos kemi më zgjedhje në parti. Në mbledhje u tha që nuk do ketë asamble se mjafton ajo që është bërë në korrik.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS