Fiks Fare, 8 Janar 2016, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

Top Channel Albania 2016-03-27

Views 1

Gjyqesori, problemet e tij

Fiks Fare nuk ka per qellim ndikimin ne vendimmarrjen e ceshtjeve gjyqsore, por eshte puna jone te sensibilizoje dhe te ndihmojme qytetaret me te cilet abuzohet. Rasti qe ne do te trajtojme sot vjen nga fshati Hasanaj i Fushe Krujes. Prej vitesh dy familje jane ne konflikt gjyqesor prej 14 vjetesh per nje truall prej 3100 metrash. Konflikti ka nisur per shkak te ndryshimit te dates se ardhjes se Ismet Ahmetit ne fshatin Hasan. Sipas atij qe ankohet ne Fiks fare ky person ka ardhur ne fshat ne mars te vitit 1992 dhe te ardhurit ne kete date nuk perfitojne kthimin e prones bazuar ne ligjin 7501. Trualli per te cilin flasim eshte toke me ze kadastral troje, kategori e perjashtuar nga ndarja me ligjin 7501
Ankesa e Z. Artan Sulaj, I cili tregon se konflikti per pronen ku ata jetojne edhe punojne ka nisur qe ne vitet 2000, megjithse gjyqi i pare u realizua ne vitin 2003. Zoteria tregon se pa te drejte Ismet Ahmeti pretendon se eshte pronar i tokes se tyre. Kjo sepse ai erdhi ne fshatin Hasan te Fushe Krujes ne vitin 1992 dhe toka per te cilen zhvillohen gjyqet eshte toke me ze kadastral "troje". Zoteria tregon se gjyqet kane qene te shumta ne te gjitha keto vite dhe akoma nuk ka nje vendim te prere se kujt i takon me te drejte toka dhe shtepia e ndertuar ne te.
Interviste Shpresa Tufa punonjese e Zyres se Gjendjes Civile Fushe Kruje. Zonja tregon se Ismet Ahmeti erdhi ne fshatin Hasan ne Mars te vitit 1992 dhe kjo eshte e shenuar ne rregjistrin themeltar dhe nuk mund te ndryshohet. Atehere eshte bere ai banor ne kete vend.
Per kete truall prej 3100 m nga Zyra e rregjistrimit te pasurive Kruje jane leshuar dy vertetime: I pari ne 2006 dhe thote se toka ka kete gjendje juridike: "Truall" pronari "Shtet"
Idyti ne vitin 2009 me gjendje juridike: "Are" pronari Ismet Ahmeti
Kamera e fshehte
Interviste Xheni Maja, juristja e Zyres se rregjistrimit te pasurive Kruje. Ajo pranon se ka dy vertetime te leshuara per te njejten prone, por thote se nuk eshte ne dijeni se si eshte vepruar ne ate kohe. Nderkohe nje dokument i Keshillit te Qarkut Durres i dates 03.05.2013 verteton: Pasuria 25 shrihet ne fshatin Hasan dhe eshte me ze kadastral troje toke pa frut.
Ne menyre qe shtetasi Ismet Ahmeti te pervetesonte pronen e familjes Sulaj, ai ndryshon daten e ardhjes se tij ne fshatin Hasan te Fushe Krujes. Kete gje e realizon permes gjyqit te fundit te drejtuar nga gjyqtarja Nazmie Pengili ne vitin 2015. Sipas vendimit te gjyqit ai ka ardhur ne fshatin Hasan ne vitin 1991. Gjyqi kishte si objekt " Vertetimin fakti juridik te lejimit te banimit ne fshatin Hasan". Bazuar ne nenin 388 te Kodit te Procedures Civile, vertetimi gjyqsor i fakteve behet vetem ne mungese dokumentacioni, kur ai eshte zhdukur, ka humbur dhe nuk mund te merret perseri. Ne rastin konkret te dhenat ekzistojne, ato gjenden ne zyren e Gjendjes Civile te Fushe Krujes.
Interviste Nazmie Pengili, gjyqtare e shkalles se pare Kruje. E pyetur per gjyqin me objekt vertet...

Share This Video


Download

  
Report form