ISIS kërcënon me sulme - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas shpërthimeve ne aeroport dhe metronë e Brukselit, Shteti Islamik kërcënon Europen me sulme te tjera terroriste. Ne një video te publikuar se fundi ne internet shfaqet një prej xhihadisteve belg, i njohur si Hicham Chaib, pjese e një grupi qe vepron ne qytetin sirian te Rakas. Pasi u thur lavde sulmeve te 22 marsit, ai thotë se ato ishin vetëm nje shije e asaj qe do te vije me pas, duke paralajmëruar goditje te reja. Terroristi, pjesëtar i nje organizate qe rekruton xhihadiste per t?i dërguar ne Siri, kritikon ne arabisht europianet dhe perëndimin per bombardimet ne Siri, duke thëne: Ne do t?u vrasim! Ne video përfshihen edhe pasojat e renda te sulmeve te fundit, ndërsa ajo mbyllet me ekzekutimin e nje te burgosuri, qe konsiderohet spiun i kryqtarëve. E ndërsa ISIS vazhdon me kërcënime, sulmet ne Siri nuk janë ndalur. Forcat qeveritare kane marre ne kontroll qytetin antik te Palmires. Ata kishin fituar terren prej ditësh te mbështetur edhe nga sulmet ajrore ruse. Sipas ministrisë ruse te Mbrojtjes ne luftime kane mbetur te vrare 100 militante te Shtetit Islamik.

Share This Video


Download

  
Report form