Besimtarët e fesë katolike në Kosovë kremtuan mbrëmjen e së shtunës festën e Pashkëve. Mesha kryesore, e mbajtur në Katedralen ?Nënë Tereza? të Prishtinës, është udhëhequr nga ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, i cili ndër të tjera tha se, mospajtimet brenda grupeve dhe individëve me përgjegjësi kolektive, me theks të veçantë tek aktet terroriste, shkaktojnë vdekjen e njerëzve të pafajshëm, duke shtuar dhimbjet e vuajtjet si në Lindje, ashtu dhe në Perëndim.