Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Bulevardin ?Gjergj Fishta? ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra prej tyre ka përfunduar në ujërat e lumit Lana.
Ngjarja ka ndodhur në Unazë pranë Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit dhe fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për nxjerrjen e automjetit nga lumi Lana, ndërkohë që ka nisur hetimet për aksidentin.
Automjeti është përplasur me një taksi.