Report TV - Veliaj PD-së e shoqërisë civile: Gjithë atë baltë...hidheni ushqim për pemët

Report TV 2016-03-26

Views 1

7 mijë pemë në 7 muaj është përgjigja që kryebashkiaku Erion Veliaj i jep të gjithë zërave që i kanë dalë kundër, veçanërisht për projektin e këndit të lodrave te Liqeni Artificial në Tiranë, ku PD e shoqëria civile e akuzon se po vë në jetë një projekt që betonizion parkun e gjelbër.

?Gjithë ajo baltë që prodhohet, më mirë të hidhet për të ushqyer pemët, se sa për të goditur njëri-tjetrin?, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës gjatë aksionit për shtimin e hapësirave të gjelbra.

Ai theksoi se paralelisht me mbjelljen e pemëve, po vijojnë edhe investimet te Parku i Liqenit Artificial.

?Sot kemi vijuar me disa investime të tjera në Parkun e Liqenit, duke vendosur një shatërvan si kartolinën e ardhshme të Tiranës. Kjo është një pikë jashtëzakonisht e frekuentuar nga qytetarët e Tiranës dhe në total, me mbjelljet që kemi bërë në qytet dhe në parqet e kryeqytetit, sidomos në Parkun e Liqenit, e mbyllim marsin me 7 mijë pemë?, tha Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS