http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Brukseli është blinduar nga forcat e sigurisë, ndërsa operacionet për ndalimin e bashkëpunëtorëve të tre terroristëve vijojnë. Në 48 orët e fundit janë ndaluar 12 persona, 9 prej të cilëve në Belgjikë, dy në Gjermani dhe një në Francë, ndonëse një pjese e tyre pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë.Ndërkohë mediat, bazuar dhe në burime zyrtare, raportojnë se ka të dhëna që truri i të gjitha sulmeve edhe në Paris edhe në Bruksel të jetë Khalid Zekrani. Ky i fundit është arrestuar nga policia. Ai është akuzuar për krijimin e një baze xhihadistësh në Molenbek dhe është dënuar me 12 vjet heqje lirie. Sipas policisë ai është rekrutuesi i Abdehamit Abaud, nje prej personave kryesor në sulmet e Parisit dhe Naxhim Iashraui, kamikazit të dytë të konfirmuar zyrtarisht përmes ADN-së të premten. Ndërsa Abaud, është një nga presonat që kishte rekrutuar Abeslam. Ky i fundit deklaroi në polici se roli i tij në sulmet e Parisit ka qene dytësor. Ai ka refuzuar të japë informacione te tjera. Ndërkohë, Reuters në një analize thekson se dy vëllezërit kamikazë , El Bakraui, mund të jenë radikalizuar në burg. Ata më parë janë arrestuar për armëmbajte dhe nuk kanë qenë në listën e të dyshuarve për terrorizëm. Kjo mund të ketë sjellë dhe dështimin e inteligjences belge, e cila gjurmon më tepër persona te njohur si muslimanë radikalë.