Një histori letërsie e ndaluar - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-25

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një histori letërsie e ndaluar, për të cilën nuk dihej asgjë edhe pas më shumë se një çerekshekulli zhvillimesh letrare. Ishte viti 1968 kur në shtypshkronjë u ndalua botimi i vëllimit të tretë të ?Historisë së letërsisë shqipe?. Arsyeja sipas studiuesve sot janë përjashtimi i disa prej figurave më ndikuese të letërsisë së asaj kohe. Po si u përjashtuan Fishta, Konica dhe Skiroi nga ?Historia e letërsisë shqipe?? Përgjigjet vijnë në botimin më të fundit të studiueses nga Kosova, Besa Hoxha. Autorja jo vetëm ka siguruar monografitë, por edhe i boton ato në këtë studim. Ajo që shqetëson jo pak kritikët sot është se pse për më shumë se katër dekada nuk u fol për këtë letërsi të ndaluar? Floresha Dado, rrëfen se Jup Kastrati dhe Ali Xhiku janë ndër të paktët që guxuan të mos e fshehin këtë fakt, por askush nuk e dinin ku ishin monografitë. Këto monografi që u pununan nga Jup Kastrati, Vehbi Bala e një tjetër pa autorësi, por që mendohet të jetë shkruar nga Dhimitër Shuteriqi, dalin në dritë nga arkivat, për t?u botuar pas gati gjysmë shekulli.

Share This Video


Download

  
Report form