Presidenti Nishani fal Nazime Vishën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-25

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
3 vjet pas arrestimit, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka falur Nazime Vishën, vajzën e dënuar me 10 vjet burg për vrasjen e Fiqiri Muçës , personit që e kishte dhunuar seksualisht që në moshën 14-vjeçare. Dekreti i Nishanit vjen pas kërkesës së Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani më datë 22 shkurt. Më 8 maj 2013, Nazime Visha u dënua për ?vrasje me paramendim? dhe ?prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake?. Sipas Presidentit Nishani deri tani, Visha kishte kryer më shumë se 1/3 e dënimit. Në dekretin e bërë publik në faqen zyrtare të presidencës, kreu i shtetit sqaron se falja është një akt human i jashtëzakonshëm mëshire, dhe jepet në rastet kur nuk ekzistojnë kriteret ndaluese, e kur dënimi i vuajtur ka arritur qëllimin edukues dhe riintegrues.

Share This Video


Download

  
Report form