Report TV - Kuvendi i Shqipërisë nis me 1 min heshtje për viktimat e Brukselit

Report TV 2016-03-24

Views 0

TIRANË - Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e kësaj të enjteje me një minutë heshtje në nder të viktimave të vrara më 22 mars nga sulmet terroriste në Bruksel.

Kryeparlamentari Ilir Meta tha se këto sulme makabre duhet të shërbejnë që Evropa të jetë e bashkuar kundër terrorizmit, e në këtë rast ai shprehu mbështetjen e pakushtëzuar të Shqipërisë në këtë betejë.

"Tronditjen dhe revoltën e madhe që ka shkaktuar në vendin tonë ngjarja në Bruksel ku terrorizmi goditi sërish Evropën duke u marrë jetën në mënyrë makabre qytetarëve të pafajshëm. Ky makabritet na motivon edhe ne më shumë për të shtuar kontributin tonë për ta fituar këtë beteje deri në fund, se terrorizmit s'mund të ketë vend në Evropë", tha Meta ne celje te seances.

Share This Video


Download

  
Report form