Komisioni i reformes ne drejtesi arrin brenda pak oresh konsensus per ceshtje qe mazhoranca e opozita debatuan ashper prej muajsh, debate qe sollen ne skene edhe planin B, per zgjedhje te parakohshme. Sot palet rane dakort plotesisht per 4 ceshtje, perfshi byrone kombetare te hetimit dhe keshillin e emerimeve.
Ligji per byrone kombetare te hetimit duhet te kaloje tani se bashku me ndryshimet kushtetuese te reformea ne drejtesi. Ambasadori amerikan ka folur duke u pozicionuar qarte ne kete debat me pd dhe ps. Ai deklaroi se kjo zyre do jete e paprekshme dhe investim total amerikan.
Shqiperia nuk eshte imune ndaj terrorizmit, ashtu si cdo vend tjeter edhe ne jemi te ekspozuar deklaroi ministri i brendeshem sajmir taniri. Nuk eshte vendi per panik thote ai, por kerkon qe
Presidenti Nishani te dekretoje ligjin per sigurine publike, qe parashikon vendosjen e kamerave te sigurse ne mejdise publike.
Dita e enjte dhe e premte do te kene nje perkeqesim te forte te motit. Emergjencat civile lajmeruan se dy ditet ne vazhdim do te kene ulje temperaturash dhe reshje intensive shiu dhe bore. Situata me problematike do te jete ne qarkun e Korces, Vlores dhe Shkodres. Paralajmerime ka dhene edhe bashkia e Tiranes.