Qeveria nuk zbaton detyrimin ligjor për të konsultuar koncesionet me Autoritetin e Konkurrencës.
Gjatë paraqitjes së raportit të vitit 2015 në Kuvend, kreu i këtij institucioni Lindita Milo tha se Autoriteti është anashkaluar në pjesën dërrmuese të rasteve të miratimit të kontratave koncesionare.
?Gjatë vitit 2015 janë përfunduar janë përfunduar aktet hetimore të nisura në vitin 2014 si në: Tregun e prokurimeve publike në ndërtimin e unazës së re të Tiranës, tregun e prodhimit, importit dhe tregtimit me shumicë të karburanteve, tregun e komunikimeve elektronike, tregun e blerjeve të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve nga operatori i OSHEE,tregun e prodhimit dhe shitjes me shumicë të vezëve, tregun e importit e shitjes me shumicë së cigareve të trafikuara, tregun e transportit tregtar të pasagjerëve, tregun e shërbimit të hotelerisë. Gjithashtu, gjatë vitit të kaluar kemi realizuar procedurat hetimore dhe monitoruese të tregut bankar, tregun e importit e shitjes me shumicë të gazi të lengshëm, tregu i prokurorimeve publike për shërbimin e sinjalistikës? tha ajo.
Kryetarja e Autoritetit të Konkurëncës Lindita Milo ka paraqitur në Kuvend sektorët e hetuar gjatë vitit 2015 për dyshime të shkeljes së ligjit, mes të cilëve bien në sy tregu i naftës, i cigareve, i vezëve, por edhe tenderat për Unazën e re të Tiranës.