Report TV - Manjani: Nga nesër pronarët marrin tokat në dorëzim, 24 mln $ kompensim

Report TV 2016-03-23

Views 3

TIRANË - Të gjitha sipërfaqet që janë të lira do t'u kthehen pronarëve, ndërkohë që atyre të cilëve tokat u janë zënë nga ndërtimet pa leje do të kompensohen fillimisht me 70% të vlerës së tyre. Ministri i drejtësisë Ylli Manjani bëri publik 3 vendimet e fundit të qeverisë për zgjidhjen e menjëhershme të çështjes së pronës. Sipas tij, në dispozicion të kompensimit të pronarëve janë vënë 23 mijë hektarë tokë shtetërore, si dhe 24 milionë dollarë vetëm për vitin 2016, fond që do të rritet vit pas viti.

...
Nga nesër qytetarët që kanë fituar të drejtën e pronësisë mbi tokat që i janë zaptuar pas viteve '90, do të kenë mundësinë të marrin në dorë pronat e tyre.

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se qeveria ka marrë vendim për të nisur menjëherë vlerësimin e 26 mijë vendimeve të AKKP-së që i ka dhënë të drejtë pronarëve, por që deri më tani nuk është bërë asgjë për kthimin e tokës. 11 mijë prej tyre do të marrin përgjigje duke nisur nga dita e nesërme.

Sipas këtij vendimit, të gjitha pronat të cilat janë të lira, pra tek ato që nuk është ndërtuar, do t'i kthehen pronarëve. Sipas Manjanit behet fjalë për 23 mijë hektarë tokë. Në rastin kur tokat e pronarëve janë zënë nga legalizimet duke u ndërtuar banesa, atyre nuk do tu kthehet toka, por do të kompensohen fillimisht nga shteti në masën 70 % të vlerës së tokës. Vlera e kompensimit është 24 milionë dollarë.

Një tjetër lehtësi për të marrë në dorë pronat, do të jetë edhe mënyrë e thjeshtë e aplikimit, ku siç tha Manjani do të duhen vetëm dy dokumente.

Vendimi vjen pas disa vendimeve të dhëna nga Gjykata e Strasburgut, e cila ka detyruar shtetin shqiptar që të kompensojë pronarët dhe ish pronarët me shuma të mëdha lekësh në mungesë të zgjidhjes së çështjeve për kthimin e pronave te ata.

Tre vendimet e Qeverisë vijnë në çastin kur Presidenti i Republikës, Partia Demokratike dhe Partia Republikane kërkuar rrëzimin e Ligjit të ri të Trajtimit të Pronës në Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë një takimi të sotëm me Presidentin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Kreu i shtetit Bujar Nishani theksoi dhe një herë se ?përmes këtij ligji, është prekur standardi i vendosur përmes Kushtetutës dhe jurisprudencës së saj, por edhe standardi i vendosur nga Konventa dhe jurisprudenca e saj, si dhe janë anashkaluar edhe mesazhet e dhëna nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut jo vetëm përmes vendimit pilot, por edhe çështjeve më të fundit të trajtuara prej saj?.

Share This Video


Download

  
Report form