TIRANË - Për të kryer punime në shtëpi apo shtesa nuk keni pse kërkoni leje ndërtimi pranë njësive administrative. Qytetarët që prej bllokimit të lejeve të ndërtimit kanë hezituar të kryejnë punime, kjo edhe për shkak të frikës se mos ndiqen penalisht nga policia. Por një udhëzim i Ministrisë së Zhvillimit Urban thotë se për të kryer punime brenda ose jashtë banesës nuk duhet një lejë ndërtimi. Kjo vlen edhe për shtesat që mund të kryeni. E vetmja gjë që duhet të bëni është të deklaroni llojin e punimit që do të kryeni pranë njësive vendore.
Këto punime lejohen edhe në bashkitë që janë bllokuar lejet e ndërtimit. Fillimisht duhet të paraqiten disa dokumenta pranë njësisë vendore dhe brenda 10 ditësh do të merrni përgjigje nëse u lejohen ndryshimet në strukturë ose jo. Ndërkohë për papafingo ose shtesat e tjera të cilat ndryshojnë tërësisht ose pjesërisht strukturën e banesës, atëherë ju duhet një leje ndërtimi, jo vetëm deklarimi për punimet që do kryeni pranë njësisë vendore.