Report TV - PDK mbledh Këshillin Kombëtar: bisedime me maxhorancën e opozitën

Report TV 2016-03-20

Views 11

Partia Kristian Demokrate mblodhi Këshillin Kombëtar do të vijojë negociatat me maxhorancën dhe opozitën.

Kjo është bërë e ditur gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të kësaj force politike nga Kryetari, Dhimitër Muslia.

Kjo mbledhje në të cilën ishte edhe deputetja Ferracaku, Këshilli Kombëtar analizoi situatën politike që po kalon vendi, si dhe ndërmori hapa të rëndësishëm në drejtim të organizimit dhe të mirëfunksionimit të strukturave.

Këshilli u përqëndrua rritjen e anëtarësisë të kristiandemokrate si dhe i orientoi strukturat për angazhim të menjëhershëm për zgjedhje politike parakohshme apo të radhës.

Njëkohësisht, këshilli mandatoi edhe një grup prej tre personash, Kryetarin, Dhimiter Muslia, N/Kryetarin Gjergj Zefin dhe Sekretaren e Përgjithshme e njëkohësisht deputeten Mirela Ferracaku, për negociata me faktorët e tjerë politik, në mazhorancë apo në opozitë qofshin, si dhe me partitë si motra për unifikim të faktorit demokristian.

Këshilli Kombëtarë zgjodhi gjithashtu në punimet e këtij Këshilli edhe 21 anëtarët e kryesisë, të cilët përfaqësojnë vlerat më të mira në shoqëri dhe politikë, elementë të spikatur të profesioneve të ndryshme dhe me shumë përvojë.

Këshilli Kombëtar zgjodhi N/Kryetarin Gjergj Zefin.

Partia Kristian Demokrate më parë është drejtuar nga ish deputeti Mark Frroku i cili ndodhet në qelinë e burgut, pasi akuzohet për një vrasje të kryer në Belgjikë vite më parë.

Pas largimit të tij nga parlamenti, vendin e tij e zuri deputetja Ferracaku, ndërkohë që drejtimin e partisë e ka marrë Dhimitër Muslia.

Share This Video


Download

  
Report form