Report TV - Aksident i rëndë, makina hyn në tregun e Milotit, një i vdekur

Report TV 2016-03-20

Views 5

MILOT - Një aksident i rëndë është shënuar në Milot ku një makinë është futur me shpejtësi mes përmes tregut të gjësë së gjallë dhe perimeve që hapet fundjavave duke lënë të vdekur dhe pesë persona të tjerë të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake që përcillen në redaksinë e Shqiptarja.com nga gazetarët e terrenit, viktimë e këtij aksidenti mbeti tregtari Llesh Marku rreth 60 vjeç, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e plagëve të shumta që ka marrë nga goditja e makinës. Të plagosurit e tjerë janë transportuar në spitalin e Laçit dhe të Tiranës.

Burime nga policia thanë për Shqiptarja.com se drejtuesi i makinës është Pashk Vokrri 62-vjeçar, i cili rezulton se është person me aftësi të kufizuara fizike. Ai është shoqëruar në polici, ndërsa mësohet se drejonte një makinë të modifikuar për invalidë, një Benz AA 120 NI . Ende mbeten të paqarta rrethanat e aksidenti të rëndë që ndodhi rreth orës 10:30, ndërsa hetimet e mëtejshme të policisë pritet të hedhin dritë mbi këtë ngjarja.

Megjithatë paraprakisht dyshohet që autori të ketë humbur kontrollin e automjetit, dhe po punohet nga efektivët e policisë për të mësuar nëse bëhet fjalë për ndonjë defekt teknik të automjetit.

Share This Video


Download

  
Report form