Report TV - Edi Rama lë pas të shkuarën falenderon Fatos Nanon

Report TV 2016-03-19

Views 0

TIRANË - Kryesocialisti Edi Rama ka falenderuar publikisht paraardhësin e tij, liderin e parë të Partisë Socialiste Fatos Nano, i cili pavarësisht ftesës zgjodhi të mos ishte i pranishëm në Kongresin e Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë vlerësoi kontributin e tij të veçantë në demokratizimin e partisë, dhe tha se pavarësisht qëndrimeve të ndryshme, historia e kësaj partie nuk mund të ndahet në dy pjesë. Ai i bëri një tjetër ftesë publike, kur tha se uron ta ketë në krah në kremtimin e 25-vjetorit të Partisë Socialiste.

"I bëj një falenderim në distancë edhe paraardhësit tim, liderit të parë të kësaj partie Fatos Nanos. Dëshiroj t'na bashkohet kur të vijë dita e kremtimeve të 25-vjetorit dhe uroj të gjejë deri atë ditë fjalët e duhura për kontributin e tij në forcimin e karakterit demokratik të PS-së. Çfarë na ka ndarë me të nuk e ndan dot më dysh historinë e kësaj partie", u shpreh Rama.

Share This Video


Download

  
Report form