TIRANE - Aktivistë të shoqërisë civile kanë zgjedhur një simbolikë të fortë për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj projektit për të ndërtuar kënd lojërash në parkun e gjelbër të Liqenit Artificial në Tiranë. Një fëmijë kryeson protestën e tyre para Bashkisë së Tiranës.
Protestuesit me pankarta ne duar kërkojnë bllokimin e punimeve, ndërsa rreth bashkisë ka prani të forcave të policisë për mbarëvajtjen e kësaj proteste apo shmangien e incidenteve të mundshme.
Aktivistet tentuan që parullat e tyre t'i vendosnin tek dera e bashkisë por nuk u lejuan nga punonjësit e policisë bashkiake.
Protestuesit më pas pritet të nisen drejt parkut të liqenit. Ata më herët janë shprehur se do përshkallëzojnë protestat nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.