Report TV - Çifti nga Kamza 10 super grabitje në makina me pult 'magjik', ja fotot

Report TV 2016-03-18

Views 2

Një çifti të dashuruarish që vidhnin sende të shtrenjta brenda veturave në ambiente dhe qendra tregtare, duke hapur mjetet me pult telekomandimi, u arrestuan nga komisariati i policisë së Vorës.

Çifti i të dashuruarve nga Kamza, Dievis Muka 26 vjeç dhe Matilda Mërtiri, 24 vjeçe, dyshohet se janë përgjegjës për më shumë se dhjetë raste të cilat janë dokumentuar nga komisariati i Policisë së Vorës dhe Kamzës.

Por hetuesit dyshojnë se çifti mund të jetë përgjegjës për vjedhje të tjera jo vetëm në zonën e kamzës, por edhe në zona të tjera në kryeqytet, apo në Durrës.

Vjedhjet mësohet se janë kryer që nga maji i vitit 2015, ndërsa e fundit e denoncuar ajo e 13 marsit të këtij viti në sheshparkimin e një qendre tregare në fshatin Gjokaj, pranë autostradës Vorë- Tiranë.

Share This Video


Download

  
Report form