Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Transportuesit ankohen për taksën që i duhet të paguajnë në Itali për peshën e mallit, e cila varion nga 500 deri në 600 euro për kamion. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, premtoi se janë të angazhuar maksimalisht për zgjidhjen e këtij problemi i cili u ngrit gjatë shpërndarjes së çertifikatave të aftësisë profesionale për menaxherët e transportit shqiptar, të njohura ndërkombëtarisht.
Transportuesit shqiptarë kanë kërkuar që të gjendet një zgjidhje në lidhje me taksën që ata janë të detyruar të paguajnë për peshën e mallit dhe që varion nga 500-600 euro per kamion.
Gjatë dorëzimit të çertifikatave të menaxherëve të transportit, të cilat tashmë do njihen ndërkombëtarisht, kreu i Shoqatës së Transporteve i bëri apel Ministrit të Transporteve që të gjendet sa më shpejt një zgjidhje për këtë taksë.
Vetë kreu i Transporteve premtoi angazhim të palës shqiptare për të zgjidhur këtë problem.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/transportuesit-ankohen-per-taksat-e-peshes-me-italine-haxhinasto-premton-zgjidhje/