Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ndahen në qëndrimet e tyre për komisionerët zgjedhorë në komisionet e niveleve të dyta dhe të treta.
Bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore Oerd Bylykbahsi tha në një tryezë të organizuar nga KQZ se formula aktuale është e pranueshme për administrimin politik të zgjedhjeve, por duhet shmangur politizimi i këtij procesi, ide kjo që u mbështet edhe nga përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ.
Por përfaqësuesi i PS në KQZ Genci Gjoncja tha se, reforma zgjedhore duhet ta parashikojë emërimin e komisionerëve nga KQZ dhe jo më nga politika.
Për komisionerët politikë në procesin zgjedhor u ngritën si shqetësim edhe nga kryetarja e KQZ Lefteri Luzi.
Që në momentin kur u çel diskutimi për reformën zgjedhore partitë e vogla u angazhuan me kërkesat e tyre, ndër të cilat është edhe depolitizimi i komisioneve zgjedhore.