Debat për Komisionet Zgjedhore - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-17

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca dhe opozita përplasen mbi strukturimin e administratorëve të procesit zgjedhor. Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, demokrati Oerd Bylykbashi, e sheh të pamundur që në zgjedhjet e ardhshme komisionerët e niveleve të dyta e të treta të jenë nëpunës civilë, duke dyshuar në mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve. Këtij qëndrimi iu kundërvu përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.Genci Gjonçaj, kujtoi se ka qenë vetë PD, e cila kur ishte në mazhorancë, para zgjedhjeve të 2013, ka propozuar që zgjedhjet të administroheshin nga njerëz jopolitikë. Këto debate u zhvilluar gjatë tryezës për forcimin e pavarësisë së organeve të menaxhimit të zgjedhjeve. Kryetarja e KQZ-së tha se institucioni që drejton është gati të ofrojë ekspertizë teknike komisionit të reformës zgjedhore.

Share This Video


Download

  
Report form