Report TV - Kuvendi rrëzon PD, mandati i Rakip Sulit, jo në Kushtetuese

Report TV 2016-03-17

Views 2

Kuvendi ka ka rrezuar kërkesën e partisë Demokratike për dërgimin e mandatit të deputetit Rakip Suli në Gjykatën Kushtetuese. Me 77 vota kundër e 36 pro Kuvendi ka rrëzuar kështu kërkesën e demokratëve për mandatin e deputetit socialist Rakip Suli në Gjykatën Kushtetuese.

Ndryshe nga një javë më parë kur e kundërta ndodhi me mandatin e shumëdiskutuar të deputetit Koço Kokëdhima, këtë të enjte mazhoranca nuk ka votuar pro vendimit për mandatin e Sulit për të cilën opozita po braktis seancat.

Partia Demokratike u shpreh se Rakip Sulit i ka mbaruar mandati dhe duhet t?i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për të konstatuar papajtueshmërinë me mandatin e deputetit.

Ja disa nga diskutimet
Eduart Halimi: Komisioni i Mandateve nuk merr vendime, ka detyrë të verifikojë anën formale nëse janë firmat e 28 deputetëve. Detyra e Kuvendit është përcjellja e kërkesës së grupit të PD për ta çuar në Kushtetuese çështjen e mandatit. Duhet t?ia çojmë dhe nuk duhet t?iua fshehim drejtësisë.Kemi shprehur kërkesën tonë për mbarimin e mandatit.

Gramos Ruçi: Meqë doni ta dini, mësoni sesi bëhet kërkesa. Maxhoranca do të votojë atë konkluzion që ka arritur Komisioni i Mandateve.

Ilir Meta: Debati ishte në aspektin procedural.

Pa diskutime janë miratuar edhe të gjitha pikat e rendit të ditës në Kuvend.

Berisha: Nuk jam për zgjedhje, por për zgjidhje me protesta

Ish kryeministri Sali Berisha, menjëherë pas vendimit të Parlamentit për të mos e çuar në Kushtetuese çështjen e mandatit të deputetit Rakip Suli, ka thënë se nuk është për zgjedhje, por për zgjidhje me protesta.

Ai ka shtuar se, Partia Demokratike e priste vendimin që u morr sot, ndërkohë që maxhorancën e ka konsideruar si plaçkitëse të shqiptarëve e Shqipërisë.

Share This Video


Download

  
Report form