Report TV - Jeta e fëmijës 3 vjeçar në dorë të fatit, familja s’ka mundësi ta kurojë

Report TV 2016-03-16

Views 1

Elvis Rrahmani rreth 3 vjeç nga qyteti i Kukësit ka nevojë për një trajtim të përgjithshëm mjekësor kryesisht jashtë vendit për të mësuar diagnozën e sëmundjes.

Për të mësuar sëmundjen, që nisi prej moshës pesë muajshe, nëna e djalit Zelia sëbashku me bashkëshortin morën iniciativën për tu nisur drejt Gjermanisë, por pa ia arritur të gjejë shkakun e përkeqësimit të shëndetit të fëmijës, pasi kontrolli i përgjithshëm kushtonte 8500 euro.

Në pamundësi për të bërë këtë pagesë, familja Rrahmani është detyruar të kthehet përsëri në Kukës.

Nëna bën apel që ta ndihmojnë pasi gjendja shëndetësore e fëmijës po përkeqësohet çdo ditë dhe nëse nuk do të bëhet mjekimi i duhur fëmijës i rrezikohet jeta.


Prindërit e Elvisit nuk ka asnjë të ardhur veç KEMP-it dhe ndihmës ekonomike që marrin dhe nuk kanë mundësi të paguajnë për çdo muaj ilaçet dhe kërkojnë që tu kompensohen
Jeta e Elvisit, kufizohet mes mureve të banesës dhe shtratit pasi ai nuk mund të lëviz e as të flas. Ai jeton bashkë me dy prindërit e dy motrat e vogla që nuk kanë mundësi t?i sigurojnë një jetë normale fëmijës së tyre.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS