Report TV - Paloka: S’kemi kushte për Byronë Venecia s'ka rrëzuar kërkesat tona

Report TV 2016-03-16

Views 0

Pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias se Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të jetë e pavarur edhe nga Prokuroria, duket se Partia Demokratike është tërhequr edhe nga kërkesat e saj. ?Partia Demokratike nuk ka kushte për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, por ligji duhet të miratohet sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias?, u shpreh nënkryetari i Partisë Demokratike dhe njëherazi kryetar i grupit parlamentar, Edi Paloka, i cili sot drejtoi mbledhjen e përjavshme të deputetëve, në mungesë të kryetarit Basha, i cili ndodhet për një vizitë në SHBA.

?Byroja e Hetimit mbetet një çështje që duhet të ishte zgjidhur. Duhet, sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, të kalonte në parlament sa më parë. Nëse kjo do të ngrihet, ne do ta diskutojmë këtë si çështje për ta zgjidhur, por nuk kemi kushte?, u shpreh Paloka.

Gjithashtu, nënkryetari demokrat ka përsëritur dhe njëherë kërkesat e opozitës për funksionimin normal të parlamentit që janë ndryshimi i ligjit të dekriminalizimit, funksionimi i komisioneve hetimore, si dhe dërgimin në Gjykatën Kushtetuees të tre deputetëve që janë në shkelje me Kushtetutën në kushtet e konfliktit të interesit pasi kanë përftuar fonde publike.

Paloka tha se amendamentet për ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit janë dërguar në Kuvend dhe pritet të nisë shqyrtimi në komisionin e ligjeve. Ai akuzoi kryeministrin Rama se po rikthen përmes derës në Kuvend të larguarit nga dritarja si të inkriminuar. ?Ne nuk shohim reagim nga mazhoranca, por kryeministri po bën krejt të kundërtën e asaj që kërkohet. Të asaj që i kërkohen jo vetëm nga opozita, shoqëria shqiptare, por edhe nga ndërkombëtarët. Kemi një qëndrim arrogant të kryeministrit dhe në kundërshtim me vetë ligjin e dekriminalizimit, pasi ata që nxori nga dritarja si të inkriminuar po i fut haptazi nga dera?, tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form